Kur gjeta pasionin tim të vërtetë #25

  

  Kur gjeta pasionin tim të vërtetë

                                                                                                      (scroll down for English)
               

Ëndërroja të bëhesha këngëtare. Në çdo koncert të shkollës merrja pjesë dhe aty kam ndarë zërin tim me dëgjuesit e mi të parë. Më thoshin se kisha një zë të bukur gjithashtu, prandaj ëndrrën time po mundohesha ta ushqeja. Por me se do të ushqehej ajo?

Nuk më mjaftonin vetëm duartrokitjet apo konkurset e ndryshme. Në fëmijëri kisha fituar shumë çmime, por unë doja të rritesha bashkë me muzikën. Por, duke u rritur, në kohë gjimnazi, nuk ishte e thjeshtë të kujdesesha për pasionin, duke shtuar ngarkesën e shkollës. Me dashamirësinë e tyre, njerëzit e mi ishin të bindur se po ëndërroja ca si tepër, ndërkohë që duhet të përkushtohesha në mësim.

Madje, u detyrova të ndahesha me grupin ku shkruanim këngë, praktikonim veglat muzikore. Këtu ndihesha fajtore dhe pyesja veten: Unë e dua shkollën, por a po bëj mjaftueshëm? E më pas vazhdoi rutina e përditshme. Të gjitha lëndët mësimore i mësova me zell, por pasionin e fsheha. Ose thjesht mendoja se e fsheha.

Nuk doja të mërzisja prindërit, prandaj mora një vendim. Që të mos debatoja më dhe që të mos eksperimentoja, krijova një account me një nickname. Aty fillova të postoj këngë cover të interpretuara nga unë. Në fillim, postimet nuk ishin të shpeshta. Kështu, nuk do të dallohej që isha pikërisht unë që po këndoja. Por, desha të tregoj se për pasionin, mund të gjendet një vend. Ama, sa herë hyja në dhomën time, ndiqja shembuj këngëtarësh të cilët pavarësisht adoleshencës së vështirë ia kishin dalë të kompozonin dhe të rriteshin. Por, ata kishin edhe një biografi të admirueshme.                                         

Nuk ma kishte marrë mendja se, me kalimin e kohës këngët e mia, krijimet të cilat i kisha interpretuar, do zbuloheshin, madje po merrnin vëmendje. Aty, u ndjeva e trembur. Mami do të merzitej, se kisha vepruar fshehurazi.

Kur më ftuan të merrja pjesë në një konkurs për të rinj, guxova të tregoj të vërtetën. Fola me mamin me butësi, duke treguar se kisha mësuar jo pak nga kjo eksperiencë. Kisha vendosur të përpiqesha e vetme për ëndrrën time. Ajo nuk më qortoi, madje duke më përqafuar më tha se nuk do të isha kurrë e vetme. Për mua ishte më shumë ndjenjë lumturie të mësoj se kërkesat prindërore nuk janë dënim, por ato zbatohen me vullnet dhe dëshirë. Së bashku, ia dalim të gjejmë një zgjidhje. 

 

  Chasing Dreams

                                                                                                    

One of my biggest dreams has always been to become a successful singer.
I used to perform at school concerts just so people could hear my voice. Everyone told me I had something unique, and do I decided to follow my dream. But pursuing that dream, came with many challenges.

School competitions never felt like enough. As a child, I won many awards, but what I truly longed for was to grow alongside music — to live it, breathe it, and evolve with it. However, once I entered high school, my belief in that dream began to fade. Out of love and concern, my family and those close to me felt I was chasing something too big, and that I wasn’t giving school the full attention it required.

No one believed in my singing. I was even forced to leave the band I used to write songs with, the group where we practiced and created together. My family feared I’d lose sight of my biggest responsibility: school. I felt guilty and started asking myself: I love school… but am I doing enough?

The daily routine continued. I studied all my subjects diligently, but I hid my passion. Or at least, I thought I did. To avoid conflict, I decided to do everything on my own. I created a secret account under a nickname and started posting cover songs I recorded myself. In the beginning, I didn’t show my face. I just wanted to prove that no matter what, there’s always a little room for passion.

Every time I went into my room, I found inspiration in the stories of singers who had overcome tough adolescence and still managed to create and succeed. Their journeys fascinated me and gave me hope.

It never crossed my mind that, over time, people would discover my songs — or that they’d gain attention. That’s when fear kicked in. I was scared that my mom would be disappointed because I had kept everything a secret. But when I was invited to participate in a youth competition, I finally found the courage to tell her the truth.

I spoke honestly and gently, explaining that I had learned so much through this journey. I hadn’t told her earlier because I wanted to avoid arguments and take full responsibility for my dream. But to my surprise, she didn’t scold me. Instead, she hugged me and told me I’d never be alone.

For me, that moment meant more than happiness, it was clarity. I finally understood that the demands our parents place on us aren’t punishments. They’re built from love, and they’re meant to guide us. And when we communicate with honesty and respect, we can always find a way forward — together.


Comments

Popular Posts