Vetmia sociale #19


Vetmia sociale

                                                                                                      (scroll down for English)

Në ekran, buzëqeshja rrezaton. Shumë “like”, shumë komente, shumë sy që e ndjekin. Por, sapo zbret shkallët e shtëpisë, ajo buzëqeshje zbehet e derisa shuhet, ashtu si një llambë e vjetër kandili. Në një park shëtis, telefonin e kam në duar, shikimin lëshuar në tokë, pa u kujtuar të pyes dikë si është. Nuk ulem dot vetëm në një bar-kafe se nuk gjej askënd që të thotë “si je?” Mungon një përqafim i vërtetë.

Frika më e madhe është të humbas vëmendjen. Të zhdukem nga mendja e tyre. Se tani për çdo sy jam si një platformë goxha e ndjekur. E kështu, njeriu ka një botë virtuale të pasur me filtra. Nëse një ditë, në vend të një “story” do të bëja një ankesë apo do shfaqja një dëshirë për të shprehur dhimbjen, fjalët do ishin të shkurtra. Madje do mbetesha vetëm derisa të zgjidhja problemin.

Sapo pushojnë ekranet, shuhen edhe dritat në shtëpi. Përsëri marr telefonin, më e thjeshtë është të shfaq një postim ku elementë të zgjedhur siç janë edhe e qeshura apo përqafimet e sforcuara “tregojnë sa e bukur qenka jeta”. Më duhet ta pranoj se po, jam e vetmuar.


Social Loneliness: Followed by Thousands, Held by No One

                                                                                                 

On the screen, my smile shines. There are so many likes, so many comments, so many eyes watching me. But the moment I walk down the stairs at home, that smile fades— until it disappears completely, like an old lantern running out of oil. I walk through the park, phone in hand, eyes on the ground, forgetting to ask someone how they’re doing. I can’t sit alone at a café— there’s no one who’ll come over and ask, “How are you?” I miss a real hug.

My greatest fear is losing attention. Being forgotten. Because now, to everyone, I’m just a well-followed account. We live in a world full of filters— a virtual life that looks perfect. But if one day, instead of posting a “story,” I posted something honest, like a complaint, a cry for help. the responses would be short. Maybe I’d be left completely alone… until I figured things out myself.

When the screens go dark, the lights at home feel dim too. So, I pick up my phone again. It’s easier to post something pretty— a laugh, a hug, even if it’s fake— just to make it seem like life is beautiful. But I have to admit it:

Yes, I’m lonely.


Comments

Popular Posts