Të ndërtosh në tokën tënde #20

 

Të ndërtosh në tokën tënde

                                                                                                      (scroll down for English)






Kam mësuar dhe kam punuar fort për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe me vlera. Pas gjimnazit, më ofruan një bursë për të studiuar në një nga universitetet më të mira. Ishte një mundësi e shkëlqyer, por unë shikoja se si shumë të rinj arrinin të bënin që bota të kthente sytë nga Shqipëria. Unë gjithmonë kam besuar se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm. Kështu, ndjeva krenari dhe përgjegjësi.

I rritur pranë gjyshes, kuptova se nuk do ta takoja dot sa here të rikthehesha. Prezenca ime këtu kishte një vlerë më të madhe sesa çdo sukses personal jashtë shtetit.

Vendosa të qëndroj dhe të ndërtoj në tokën time. E di që Shqipëria ka sfidat e veta, por gjithashtu ka mundësi të pafundme për ata që duan të punojnë me pasion. Kjo tokë, mban brenda saj mrekulli të vërteta, nëse dimë si t’i zbulojmë dhe t’i zhvillojmë e të kultivojmë. Shqipëria ka nevojë për energjinë, idetë dhe vizionin tonë.

Pas studimeve, u angazhova në institucione të ndryshme dhe bashkëpunova me njerëz të talentuar. Më pas ndërmora hapat e mi për të ngritur studion time. Gjithmonë kam dashur të jem pranë të rinjve, duke i motivuar të besojnë tek vendi i tyre. Kur studiojnë jashtë, u them të mos kthejnë shpinën, por të kthehen dhe të sjellin dijet, përvojën dhe energjinë e tyre në Shqipëri.

Synimi im është që të gjithë të kuptojnë se investimi më i vlefshëm është ai që bëjmë në vendin tonë.

 

The power of staying: Investing in your homeland

                                                                                                  




I have worked hard and studied to build a sustainable future based on values. After high school, I was offered a scholarship to study at one of the top universities. It was an excellent opportunity, but I watched as many young people managed to bring global attention to Albania. I have always believed that our country has extraordinary potential, and because of this, I felt both pride and responsibility.

Growing up with my grandmother, I realized that every time I returned, I wouldn’t get to see her as often. My presence here held more value than any personal success I might achieve abroad.

So, I chose to stay and build my future here. I know Albania has its challenges, but it also offers endless opportunities for those who dare to dream are passionate about working hard. This land holds real miracles within it, as long as we know how to discover, develop, and cultivate them. Albania needs our energy, our ideas, and our vision.

After graduating, I got involved in various institutions and worked alongside talented people. Eventually, I took the steps to set up my own studio. I’ve always wanted to be close to the youth, inspiring them to believe in their country. When they study abroad, I tell them not to turn their backs on Albania but to come back and bring their knowledge, experience, and energy with them.

My goal is for everyone to understand that the best investment is the one we make in our own homeland.


Comments

Popular Posts