Streha e sigurt nën shi #18

 

  Streha e sigurt nën shi

                                                                                                      (scroll down for English)




Miku im, sot po rikthehem te kujtimet tona dhe secili prej tyre më bën të ndihem krenar. Miqësia jonë i ka rezistuar kohës dhe sfidave. U rritëm bashkë, ndoqëm jo vetëm të njëjtën shkollë, por asnjë rrugë e jetës nuk na ndaloi që të takoheshim, rrethuar edhe nga miq të tjerë. Nuk e besoj dot sa shpejt kaluan vitet, që nga fëmijëria dhe deri në moshën madhore. 

Gjithmonë kemi biseduar mbi rëndësinë e studimeve, kemi mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira dhe të gjithë thoshin për ne, që ngjasojmë në çdo sjellje, në çdo virtyt. Shpesh më pyesje me të qeshur nëse do vazhdoja të rrija kaq gjatë midis librave, pasi pjesa më e madhe e kohës time kalonte pranë tyre, derisa bindesha që të merrnim biçikletat për t’u stërvitur edhe për të çlodhur mendjen në natyrë.

Me drejtësinë tënde më ke bindur të mos jem kokëfortë. Kam marrë shumë mesazhe nga ty, por nuk harroj këtë që kemi mësuar që në adoleshencën e hershme: Të mos lëndojmë askënd.                            

Jemi kujdesur që në jetë të dimë të falim edhe zhgënjimet, të kuptojmë se kemi qenë duke u rritur kur kemi gabuar por nuk e kemi lënë kurrë në baltë njëri-tjetrin. Kemi ofruar për njëri-tjetrin strehën më të sigurt në ditë me shi. Sot, kur kujtoj gjithçka që kemi kaluar bashkë, kam parasysh një mozaik vlerash.

 

  A safe shelter in the rain

                                                                                                      


My friend, today I find myself thinking back on our memories — and each one fills me with pride. Our friendship has stood strong through time and every challenge life brought our way. We grew up together, went to the same school, and no matter where life led us, we always found our way back to each other — often surrounded by other close friends.

I still can’t believe how quickly the years have passed, from our childhood to adulthood. We always talked about how important education was. We supported each other during tough times, and people used to say we were alike — in our behavior, in our values, even in the way we carried ourselves.

You’d often tease me, laughing, and ask if I was ever going to stop spending so much time with my books — since that’s where I spent most of my days. Eventually, you'd talk me into grabbing our bikes so we could go ride, clear our minds, and enjoy nature.

Your sense of fairness always helped me stay grounded. I’ve learned a lot from you, but there's one lesson we picked up early on, back in our teenage years, that has stuck with me: never hurt anyone.

We’ve always tried to forgive the disappointments life threw at us. We knew we were growing up, and mistakes were part of that — but we never let each other down.
We were each other’s safe shelter when it rained.

Today, when I look back at everything we’ve been through, I see a mosaic — made up of loyalty, patience, forgiveness, and countless shared values.

Comments

Popular Posts