Bukuria fillon kur...#15

  

Bukuria fillon kur...

                                                                                                      (scroll down for English)



Nuk i pëlqeja pasqyrat. As fotografitë. Vështrimi im ishte më tepër në Instagram, apo TikTok, duke parë foto apo video që të rregulloja pamjen e jashtme dhe zhgënjehesha, se në realitet, pamja ime nuk ishte aq e kuruar si në ato modele që shihja...

Me afrimin e maturës, shqetësimi po më rritej. Të gjithë flisnin për fustane mbrëmjeje, për takat e para, për grimin që "do na bënte të dukeshim si të rritura". Unë kërkoja thjesht diçka që të më bënte të mos ndihesha si një dështim në këmbë. I kisha dëgjuar talljet pas shpine për mënyrën si i mbaja flokët, apo veshjen time.

Dita e festës po afrohej dhe nuk po e prisja aspak me qejf marrjen e rezultateve, për të cilat isha lëvduar. Mendoja vetëm sa keq do dukesha në mbrëmje. Gjatë eventit të ndarjes së rezultateve të arritura në mësime, kuptova vetëm nga një fjalë se ne nuk mund të jemi ai portret që shohim në një fotografi. Mësova kur fillon bukuria...

Duhej fjalimi i drejtoreshës, gjatë ndajres së çmimeve: "jeni njerëzit më të bukur, ashtu sikur jeni origjinalë dhe jo krijime që vezullojnë nëpër fotografi. Të gjithë do të rrezatoni! Ndaj, mos kërkoni të ndryshoni duke fshehur origjinalitetin, vetëm për disa orë festive."

Shkëlqimi i syve të mi u kthye në jetën reale. Me pak përkujdesje mund të dukesha ndryshe, por nuk kisha pse të bëja një ndryshim të fortë. Prandaj, vendosa të jem vetja, por në një mënyrë pak më ndryshe.

Këtë këshillë kam sot për ju. Të kuptoni se në jetë, e bukura nuk ka nevojë për filtra.

  

Where beauty begins...

                                                                                                      


I never liked mirrors. Nor did I enjoy being in pictures. Most of the time, I found myself scrolling through Instagram or TikTok, looking at pictures or videos of people who seemed flawless. I would try and figure out how to improve my appearance, only to end up disappointed, 'cause no matter how hard I tried, I could never be like them.

As graduation day got closer, my anxiety grew. Everyone was talking about evening dresses, their first high heels, and the makeup that would "make us look like grown women". Yet, all I wanted was something that would keep me from feeling like a failure. I'd even overheard the whispers behind my back, of people making fun of my looks, how I dressed, or even how I wore my hair.

The celebration day was approaching and I wasn't looking forward to it. Not even about receiving the results I'd worked hard for and been praised on. All I could think about was how bad I'd look at the party. Then, during the awards ceremony, a single word helped me understand: we're not meant to be the perfect image we see in a photo. That's when I learned where beauty begins...

It was the principal's speech that stayed with me. She said:
"You are the most beautiful people, just as you are. Your true, original selves, are more valuable than any edited photo. You'll all shine! So, don't try to change who you are, not even for a few hours of celebration."

The sparkle in my eyes returned. With a little care, I could look different, sure. But I didn't need to completely change who I am. I chose to be myself, just a slightly more confident version.

And that's what I want to tell you today:
In life, beauty doesn't need filters.


Comments

Popular Posts