Një letër shkruar me zemër #14
Një letër shkruar me zemër
Nuk ka ditë që të të kujtoj pa një buzëqeshje të butë… Nuk është e çuditshme sesi disa njerëz e lënë pas vetes një dritë që nuk shuhet kurrë. Ti mbetesh një nga ato zemra, të cilat nuk kishin vetëm rrahje gjaku!
E kishe atë dhuratë të rrallë për të sjellë gëzim, pa e bërë zhurmshëm, pa u përpjekur shumë… thjesht ishe ti.
Ndonëse vitet e fundit nuk takoheshim shpesh, zemra ime nuk e ka harruar kurrë ndjesinë që më jepje- si një çati e sigurt në ditët me shi. U bë një vit larg nesh, larg kësaj bote, e unë ende kujtoj mësimet e jetës, labirinthet e emocioneve ashtu si hiletë kur luanim bashkë, në fëmijërinë time. Ti e deshe jetën ashtu si ajo ty, pavarësisht sfidave. Buzëqeshja jote përqafohej me to.
Faleminderit për të gjitha ato çaste të bukura që më dhurove kur isha fëmijë. Faleminderit që ishe gjithmonë vetvetja: i ngrohtë, i dashur, i fortë… i gjallë.
Do të të mbaj gjithmonë në zemër, e shkuara e ëmbël, ku jetove ti do të më ngrohë shpirtin.
Ah, në fund po kujtoj që kjo letër është pa adresë dhe pa një ‘‘Qofsh mirë’’. Çdo dhimbje e jotja është zhdukur. Prandaj, kjo dhimbje e fashitur, do të fshijë edhe lotët tanë.
E jotja me çiltërsi…
A letter from the Heart
No day slips by without remembering your gentle smile... It's no surprise that some people leave behind a light that never fades. You remain one of those rare hearts that pulsed with more than just blood - one of those whose rhythm held more than life itself!
You had that quiet gift of bringing joy, without making it loud, without even trying... you were just you.
Even though, in these last years, we didn't see each other often, my heart never forgot how you made me feel - like a safe roof on a rainy day. It's been a year since you've been away from us, since you left this world. And, i still remember the life lessons you shared, the maze of emotions, and the playful tricks we used to share in the innocence of my childhood. You loved life just as it seemed to love you, despite the challenges. Your smile embraced them all.
Thank you for all those beautiful moments you gave me when I was a child. Thank you for being yourself, warm, loving, strong...full of life.
I will always keep you in my heart. The sweet past where you once lived continues to warm my soul.
Ah, I now realize this letter has no address, and no "take care". Every pain you ever felt has vanished. And so, this softened sorrow will one day wipe away our tears, too.
Yours, with heartfelt sincerity…
Comments
Post a Comment