Kur natyra të do, duaje dhe ti #12
Kur natyra të do, duaje dhe ti
(scroll down for English)
Gjithmonë mezi kam pritur të shkoj në shtëpinë e gjyshërve. Ishte bota ime ideale. Aty kishte vend për gjithçka, shtëpinë, pemët, miqtë dhe hapësirën vetmitare. Por, cili mësim më bëri të kuptoj se dashuria brenda zemrës sime po rritej me cilësi?
Kisha kuptuar se përqafimet me natyrën ndryshonin pak nga përqafimet midis njerëzve. Po të lëndohej natyra prej nesh mund të mbetej me plagë të pashërueshme. Prandaj edhe unë kujdesesha që asnjë pemë të mos humbte, asnjë lule të mos mbetej pa ujë.
Ndërsa rritesha, edhe gjyshërit më jepnin kohën që të vështroja jo vetëm pamjen mahnitëse. Duke u rritur, mësova se nëse do ta shqetësonim tokën për të plotësuar dëshirat tona, ajo do të zemërohej me ne.
Të gjitha këto i mësova duke kaluar kohën që më bëri të reflektoj. Natyra na ka krijuar që ta duam. Dashuria për natyrën na ndihmonte të bëheshim njerëz më të dashur, më të ngrohtë. Të duash natyrën do të thotë të mos cenosh atë për hir të dëshirës.
When nature loves you, love it back
I always looked forward to visiting my grandparents' house. It felt like my perfect world. Everything had its place there: the house, the trees, my friends, and even a quiet space just for me. But, over time, I began to wonder - what taught me that the love growing in my heart was becoming deeper and more meaningful?
I realized that connecting with nature wasn't so different from connecting with people. If we hurt nature, it can be left with wounds that never heal. That's why I was always careful. No tree should be cut down, no flower should go without water.
As I grew up, my grandparents gave me the space to do more than just admire the view, they encouraged me to truly observe. I learned that if we disturb the earth just to satisfy our desires, it will eventually turn against us.
All of this I learned through quiet moments of reflection. nature was created for us to love. And when we love nature, it helps us become kinder, warmer people. To love nature means to respect it, to care for it, and not to harm it just to fulfill our wants.




Comments
Post a Comment