Rritja dhe ëndrrat #8

                                                               

Rritja dhe ëndrrat 

                                                                                                                 (scroll down for English)


Kujtimi më i bukur që mbaj mend nga fëmijëria ishte çasti kur, duke luajtur me babanë, qëllova topin fort dhe kjo goditje u shoqërua me brohoritje. Që atëherë, çdo pasdite, dilja të luaja me shokët, me gjithë dashurinë për futbollin, pa u tërhequr.

Por, shokët më linin jashtë, sepse nuk luaja si ata. Nuk jepja ato rezultate që kërkonin. Unë e dija që mund të mos kisha talent natyral, por kisha këtë: një zemër që nuk pranonte të hiqte dorë. Çdo ditë, pas shkollës, qëndroja vetëm në fushë. Ushtroja goditjet dhe pasimet.

Isha 16 vjeç, kur një mik i babait, trajner më mori në skuadrën e tij. Në fillim nuk pata rezultate. Më pas, një nga lojtarët kryesorë u dëmtua në fushë. Ata nuk patën zgjedhje tjetër, por të më merrnin mua në lojë. Gjatë ndeshjes, thjesht nuk u dorëzova. Skuadra doli fituese. Pas asaj dite, nuk isha më i miri, por një lojtar i besueshëm, ai që çdo trajner donte në ekip.

Vite më vonë, më cilësonin si  frymëzim për të gjithë ata që ndjeheshin "jo mjaftueshëm të mirë" në fillim.

Sepse provova një të vërtetë: 



Talenti mund të nisë në rrugë, por zemra dhe këmbëngulja janë ato që të çojnë në majë.

                                                               

Dreams & Growth                                                                                           

The most precious moment I recall is while playing with my father, I suddenly kicked the ball and that shot was followed by cheers. From then on, every afternoon, I would go out to play soccer with my friends.

But my friends always rejected me because I didn't play like they did. I didn't achieve the results they were looking for. I knew I might not have natural talent. However, I possessed an unstoppable heart. Every day, after school, I used to play alone on the field. I practiced shots and passes.

I was 16 when a coach, who was friends with my father, decided to collect me into his team. At first, there were no results. Then one of the main players got severely injured in the field. They had no optional choice but to let me take his place. During the match, I simply didn't give up. The team won. I may not have been the best, but I was a reliable player, the one every coach wanted on their team.

Years later, I came up remembering myself as an inspiration for all those who felt "not good enough" at the beginning. 

I proved them the fact that talent might be there, but hard work and persistence are the key to reach the top.


Comments

Popular Posts