Përqafim me veten#6
Përqafim me veten
Rëndësia e rezultateve në shkollë më kishte rrëmbyer para ca vitesh. Nuk dija si të flisja për veten. Më cilësonin se hyja te nxënësit e mirë, por njëkohësisht kritikohesha se nuk shkëlqeja gjithmonë. Në të vërtetë, e doja leximin, po aq sa edhe punën e duarve, por ndonjëherë nuk vendosja dot.
Për ne, djemtë qarkullojnë stereotipe që duhet të shtyhemi pak për të mësuar. Në të kundërt duhet të zgjiedhim një profesion. Por, nga ana tjetër profesionet nuk ngjallnin entuziazëm te familja ime. Kërkesat e tyre ishin të larta. Duke pasur potencial, mund të zgjidhja më shumë se një profesion.
Më është dashur pak kohë të vendos. Reflektimet më bënë të kuptoj se kam mundur të shkëlqej, pasi nuk është diçka e pakët të jesh një nxënës i mirë në shkenca ekzakte, ashtu të jesh një orator i mirë. Orientimi sipas kërkesave të tregut të punës nuk ishte gjithçka. As thirrjes së brendshme nuk mund t’i përgjigjesh me mohim. Ambicjet duhet të jenë të shëndetshme, ndryshe nuk jetojmë, veçse jetën e dikujt tjetër.
Jam ndier i lumtur që stërvitesha rregullisht. Kështu mësova edhe vetëvlerësimin. Mësova shpejt edhe se aftësitë nuk kanë lidhje me gjininë. Ato na i fal natyra. Ashtu siç kisha pasur një koncept të gabuar për aftësitë drejtuese. Të udhëheqësh do të thotë të japësh shembull, duke treguar disiplinë. Asnjë drejtues nuk është perfekt. Përqafimi i vetes dhe rregulllimi i ceneve aty ku është e mundur i japin jetë autenticitetit. Ndaj do ju këshilloja të ndiqni ëndrrat dhe dëshirat, por mbi të gjitha të njihni veten.
Embrace your life
Years ago I've been overwhelmed by the importance of school results. I didn't know how what to say about myself. I was labeled as one of the good students, yet I was also criticized for not being always excellent. I love studying just as much as handwork, but sometimes I couldn't make a decision.
For us, boys, there are stereotypes that say we need a little persuasion to study; otherwise, we should just choose a profession. But on the other hand, professions didn't spark much enthusiasm in my family. Their expectations were high. According to them, I should excel, I was expected to be the top of students.
It took me a while to decide. Reflections made me realize that I could have truly been at the best because is not a small thing good at science nor being a good speaker. Orientation based only on the job demands wasn't everything. Nor could I ignore my inner calling. Ambition must be healthy - otherwise, we end up living someone else's life.
I was happy that I trained regularly. That's how I learned self-respect. Talents are gifts from nature. I had also misunderstood what leadership meant. To lead is to show example, by being disciplined. No leader is perfect. Embracing ourselves and correcting our flaws, where possible, gives life to authenticity. That's why I would advise you to follow your dreams and desires, but above all - get to know yourself.



Comments
Post a Comment