Miqësia që nuk u rrit me ne#3



 

Miqësia që nuk u rrit me ne

                                                                        (scroll down for English)


Së bashku kishim kaluar plot sfida, që nga klasa e parë dhe deri në adoleshencën e hershme. E kisha shumë xhan. I besoja gjithçka. Për mua, ai ka qenë gjithmonë si shtëpia ime – vendi ku ndihesha rehat, ku nuk kisha nevojë të shtiresha.

Por në gjimnaz, rrugët filluan të na ndanin. Më kishte premtuar se do të transferohej në klasën ku isha unë, por nuk e bëri. Për tu takuar, ishte e pamundur. Shpesh e shihja të rrethuar nga vajza, përreth të cilave ndihesha e vogël. Kisha mbetur  jashtë loje. Kur nuk më pëlqente diçka tek ai, i shkruaja. Deri në një farë pike, kjo më dukej normale. Por me kohën, ai filloi të ftohej. Më kthente mesazhet shkurt, pa interes. Nuk kuptoheshim më. Dhe kjo më dhimbte.

Isha përballur me të disa herë duke kërkuar të mos bënte shaka me mua para të tjerëve. Por ai vazhdonte po njësoj, si të mos kisha thënë gjë. Veten e mundoja, besoja se nuk po e kuptoja mjaftueshëm. Ndoshta ishin sfidat e tij që e bënin të dilte nga vetja. Teksa po e flisja me një shoqe, pas një fjale ironike, therëse u preva. 

“Ti e pëlqen atë, prandaj ke ulur veten. E ke lejuar të të flasë kështu.” - u skuqa. Nuk e fsheh që kam qarë gjithë natën.  Për mua ai nuk ishte kështu. E doja dhe e mbroja si një motër vëllanë, si një mike që e mban mikun në zemër. Por brenda vetes më gërryente një zë.  Si nuk e kuptova më herët?


Pas ca kohësh më ftoi për të bërë një shëtitje. Nuk refuzova. Mendova se kishte ardhur momenti për të folur hapur.  Ai më buzëqeshi me atë buzëqeshjen e vjetër, të njohur. Unë, s’e di pse, u ndjeva njëkohësisht e ftohtë dhe e ngrohtë.

“Si je?” pyeti. 
“Mirë,” i thashë shkurt. 

Ai u mundua të bënte sikur gjithçka ishte në rregull. Por unë nuk mundesha më. E pashë drejt në sy dhe thashë:

 “Nuk është se jam akoma e mërzitur… por kam nevojë të të them diçka.”

Ai u ndal.

 “Ti s’e kupton dot sa shumë të kam dashur, sa humë të kam mbrojtur. Por shpeshherë ndihesha sikur të bëhej qejfi kur të tjerët qeshnin me mua. Sikur nuk e kishe problem nëse më bëje të ndihesha keq.”

Megjithatë, ai u përpoq të mbrohej.

“Unë… nuk e kam parë ashtu. Më dukej se qeshnim bashkë. Por ndoshta kam qenë i paditur. ’’

“Po,” vijova “edhe më theve një lloj besimi. Nuk flas për të të mërzitur, as gjykuar… por nuk dua të shtirem sikur nuk ndodhi gjë.”

Pati një pauzë. E pasoi një shprehje që nuk e kisha parë më përpara, një përzierje pendese dhe kujtimi.

“E di, më vjen keq. Ndoshta e humba një mike të vërtetë duke mos ditur ta ruaj.”

Unë buzëqesha lehtë.

 “Ndoshta… por ndonjëherë, të humbësh dikë nuk do të thotë që nuk ke mësuar diçka.”


Miqtë nuk duhen marrë për të mirëqenë. Një ditë do kuptojmë se e mira ka qenë aty, nën hundën tonë, por pas përplasjes me një gabim e kemi mësuar.

 

A friendship that didn't grow along with us.

                                                                        
I can speak how we shared our dreams since we went to elementary school until our teenage years. I genuinely loved him. To me he was like home, where I could freely express myself.


But when we reached high school, we just grew up differently. He didn't even move to the class where I belonged. We barely saw each other. He was often between some girls out of my circle. In front of them, I felt uncomfortable. I would only writo to him when something made me sad. But he became colder towards my feelings. His messages were short. So, this hurt me more than ever.

I faced him several times. I asked him not to make jokes in front of others. He just stayed the same. I blamed myself by thinking that I may have not understood him. Maybe his problem made him feel like this. One day I spoke to a friend of mine. 

“He had your consent to humiliate you." - she said. I blushed. I cannot deny that I spent that night crying. Because I always loved him. Like a sister loves her brother, like a friend loves her best friend. I held him in my heart. The voice inside me was always speaking strongly.

Time went by. One day he asked me to take a walk together. I accepted his invitation only to seize the moment and tell him the truth. We met and he gave me a smile. I started getting colder towards him.  

“How have you been?” he asked. 
“Um...Good”. 

He pretended that everything was fine, but I did not allow this. I glazed into his eyes and said:

 “I am no longer mad at you, but we need to talk about this.”

He stopped.

 “You never realized that the friendship I offered has been taken for granted. Seemed like you made fun of me in front of other students. You never realized how much that hurt.”

First, he tried to defend himself.

“I....Looked like we had fun together. I may have been blind.’’

“Yes, you were. And my trust is broken. I don't want to offend you, but I cannot act like nothing has happened.”

He looked repented.

“I know and I'm sorry. I did not protect a real friendship.”

I gave him a soft smile.

 “Just because you lost something, does not mean that you didn't get a lesson.”

Friendships should not be taken for granted. Because you wake up one day, and you realize that the best has always been there, under your nose.

Comments

Popular Posts